Çfarë është platforma edukimit financiar?
Edukimi financiar përfshin njohuritë e nevojshme për këdo që dëshiron të marrë vendime të informuara dhe të edukuara, duke promovuar menaxhim efektiv të financave dhe duke zbutur riskun e shpenzimeve të pamatura dhe angazhimeve të nxituara për kredi.
Një test pesë-minutësh i zhvilluar nga Kredo Finance mund të ndihmojë për të kuptuar menaxhimin financiar dhe për të përmirësuar situatën financiare personale.
Qëllimi i këtij mjeti është të edukojë konsumatorët për menaxhimin financiar dhe aspektet kryesore që duhen marrë parasysh gjatë planifikimit të angazhimeve të reja për kredi. Qëllimi i mjetit nuk synon në asnjë mënyrë promovimin e produkteve të kompanisë. Mjeti është edukativ dhe informues; prandaj, çdo konsumator duhet të marrë vendime individuale bazuar në situatën e tij aktuale.
Informacioni i përfshirë në platformën e edukimit financiar ofrohet vetëm për qëllime informative. Përdoruesi duhet të bëjë gjithmonë kërkimin e tij dhe të kërkojë këshilla profesionale për t’u siguruar që rekomandimet e dhëna janë të përshtatshme për situatën e tyre. Ne nuk garantojmë saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë totale të ndonjë këshille, opinioni, deklarate ose informacioni tjetër të shfaqur ose të shpërndarë përmes kësaj faqeje interneti. Prandaj, çdo mbështetje në informacionin e dhënë është vetëm risk i juaji.
Për kë është kjo platformë?
Për këdo që dëshiron të planifikojë financat e tij në afat të gjatë dhe të marrë angazhim të arsyeshëm financiar.
Si funksionon kjo platformë?
- Përgjigjuni disa pyetjeve të thjeshta.
- Lëreni platformën e edukimit financiar të bëjë llogaritjet.
- Merrni një përmbledhje dhe rekomandime të vlefshme.
- Informacioni që jepni përdoret vetëm për të krijuar një vlerësim të situatës tuaj financiare. Informacioni nuk është i lidhur ose i shoqëruar me ju si individ. Duke qenë se ne nuk mbledhim asnjë informacion të identifikueshëm, nuk do të jemi në gjendje të identifikojmë asnjë person specifik dhe angazhimin e tij financiar.
Çfarë është Eleving Group?
Eleving Group është një grup global i përbërë nga disa marka i krijuar në vitin 2012 i cili operon në segmentet e financimit të automjeteve dhe konsumatorëve.
Deri më tani, kompania ka 14 tregje aktive operacionale në tre kontinente.
Kompania ka një portofol prej mbi 500 000 klientësh në mbarë botën dhe vëllimi i përgjithshëm i kredive të lëshuara i kalon 1.2 miliardë euro. Në 2020 dhe 2021, Financial Times e renditi Eleving Group në mesin e 1000 kompanive më të shpejta FinTech në Evropë.
Aktualisht, Eleving Group ka më shumë se 2800 punonjës. Obligacionet e kompanisë janë të listuara në Nasdaq Riga dhe Bursën e Frankfurtit.
Grupi përfshin markat e lëvizshmërisë Mogo, Primero, Renti, Renti plus, OX drive dhe markat e financimit të konsumatorit Kredo Finance, Sebo dhe Tigo.
Çfarë është Kredo Finance?
Kredo Finance sh.p.k është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017.
Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët.
Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të qendrueshme, të cilët kërkojnë financim të shpejtë për të plotesuar nevoja konsumi dhe shpenzimi të paparashikuara në rutinën e tyre të përditëshme.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, të cilët janë ekspertë në fushat e tyre. Të gjitha këto bëjnë të mundur që Kredo Finance të ketë avantazhe konkuruese në treg që përfshijnë:
- Nivel të lartë të shërbimit të klientit dhe komunikimit me ta. Ne dëgjojmë me vëmendje nevojat e tyre dhe ofrojmë mënyrën më të përshtatshme të huamarrjes.
- Kohë procesimi të kërkesës për kredi brenda 15 minutave.
- Skemë pagesash të përshtatshme për të ardhura mujore fikse dhe të qendrueshme.