Çfarë duhet të bëni nëse keni vështirësi në përmbushjen e detyrimeve tuaja të kredisë
Pagesa në kohë është një gjë thelbësore nëse keni marrë një hua. Megjithatë, ndonjëherë në jetë ndodhin situata të papritura, për shkak të të cilave nuk bëhet pagesa në kohë ose si rezultat i të cilave situata financiare dhe aftësia për të përmbushur detyrimet përkeqësohet papritur. Çfarë duhet bërë në raste të tilla?
Ulni shpenzimet tuaja
Nëse keni vënë re se niveli i të ardhurave tuaja mujore nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet tuaja të zakonshme dhe detyrimet e kredisë, fillimisht përpiquni të gjeni mënyra për të ulur kostot tuaja. Kur përballeni me vështirësi financiare, gjëja më e rëndësishme është të vazhdohet disiplina e përmbushjes së angazhimeve të marra dhe të zvogëlohen kostot që nuk janë thelbësore për mbijetesë – argëtim, veshje, udhëtime, etj. Gjithashtu është e mundur të reduktohen shpenzimet në kategoritë e produkteve të nevojave parësore, për shembull, duke zgjedhur një alternativë më të lirë në gamën e produkteve ushqimore, transportin publik në vend të një makine private, etj.
Bisedoni me institucionin financiar
Përballja me vështirësi financiare është gjithmonë e pakëndshme, por në raste të tilla duhet të kontaktoni kompaninë me të cilën keni detyrime financiare. Vetëm komunikimi në kohë dhe i sinqertë do t’ju shpëtojë nga tarifat e vonuara dhe do të rrisë mundësinë për të arritur një marrëveshje me kompaninë e kredisë për ndalimin e pagesave, pagesa të shtyra, një skemë të re pagese, tarifat e reduktuara ose, për shembull, një pagesë të rregullt të reduktuar.
Bëni pagesa nëse mundeni
Është thelbësore që të bëni çfarëdo pagese që mundeni, edhe nëse institucioni juaj financiar nuk ka rënë ende dakord për një marrëveshje. Kjo për shkak se tarifa e vonesës zakonisht do të vazhdojë të rritet dhe nëse nuk bëni pagesa, situata juaj mund të përkeqësohet.
Kurseni duke filluar që tani
Është te rëndësishme të keni kursime reservë. Të kesh disa para shtesë në dispozicion ju ndihmon të shmangni problemet, qofshin 500 euro për t’ju hequr nga bllokimi apo shpenzimet e jetesës për tre muaj. Ju nuk do të keni nevojë të merrni hua kur diçka prishet nëse keni para të mjaftueshme rezervë dhe do të jeni në gjendje t’i paguani faturat pa ndërprerje.
Sfida kryesore është të ndërtoni fondin tuaj të emergjences, i cili kërkon të shpenzoni më pak se sa fitoni.
Çfarë nuk duhet bërë
- Mos pretendoni se nuk është problem
- Mos merrni një kredi të re për të mbuluar detyrimet e kredisë së mëparshme
- Mos u përpiqni të shmangni komunikimin me huadhënësin tuaj
MOFIMI: Informacioni i përfshirë në platformën e edukimit financiar ofrohet vetëm për qëllime informative. Përdoruesi duhet të bëjë gjithmonë kërkimin e tij dhe të kërkojë këshilla profesionale për t'u siguruar që rekomandimet e dhëna janë të përshtatshme për situatën e tyre. Ne nuk garantojmë saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë totale të ndonjë këshille, opinioni, deklarate ose informacioni tjetër të shfaqur ose të shpërndarë përmes kësaj faqeje interneti. Prandaj, çdo mbështetje në informacionin e dhënë është vetëm risk i juaji.