Cili është raporti i borxhit ndaj të ardhurave dhe si ta llogarisim atë?

Raporti i borxhit ndaj të ardhurave (BNA) është përqindja e të ardhurave tuaja mujore neto që shkojnë për pagesat mujore të kredive. Institucionet financiare e përdorin atë për të përcaktuar rrezikun tuaj të huamarrjes. Një raport i tille i ulët  tregon të ardhura të mjaftueshme në krahasim me pagesat mujore te kredive , duke e bërë një huamarrës më tërheqës per institucionet financiare.

Ky raport është një tregues i shkëlqyer për të vlerësuar gjendjen tuaj financiare dhe detyrimet aktuale financiare. Gjithashtu, ky tregues duhet t’ju ndihmojë të vlerësoni nëse një kredi e re do të shkaktojë një barrë të tepërt financiare në buxhetin tuaj mujor. Për shembull, nëse BNA juaj është 20%, do të thotë se nje e pesta e të ardhurave tuaja mujore shpenzohet për detyrimet tuaja të kredisë, por nëse BNA juaj është 50%, do të thotë që tashmë gjysma e të ardhurave tuaja neto shpenzohen për pagesat e kredisë.

Zakonisht, huamarrësit me raporte të ulëta borxhi ndaj të ardhurave ka të ngjarë të menaxhojnë në mënyrë efektive pagesat e tyre mujore të borxhit. Institucionet financiare zakonisht dëshirojnë të shohin raporte të ulëta të BNA-së përpara se të lëvrojnë një kredi për të siguruar që huamarrësit të mos mbingarkohen.

Limiti i BNA-së shpesh përcaktohet me ligj dhe mund të ndryshojë në vende të ndryshme, por mund të përcaktohet edhe brenda vendit nga institucioni financiar. Megjithëse situata financiare e një personi duhet të vlerësohet gjithmonë veçmas, ekziston një mendim midis ekspertëve se një raport i shëndetshëm BNA nuk kalon 40%.

Formula për të llogaritur BNA-në tuaj është e thjeshtë:

Hapi 1:

Shtoni të gjitha detyrimet tuaja të kredisë si një kredi për makinë, kredi hipotekore, kredi studentore, kredi konsumatore, etj.

Hapi 2:

Ndani totalin e detyrimeve me të ardhurat tuaja neto mujore dhe do të merrni një përqindje që është BNA juaj.

Shembull:

Maja kërkon një kredi për makinë prej 10 000 euro. Ajo ka një pagë 1000 euro neto dhe shpenzon çdo muaj 400 euro për kredi hipotekare dhe 50 euro për kredine studentore. Totali i detyrimeve mujore shkon deri në 450 euro.

BNA-ja e saj llogaritet duke mbledhur (400+50) dhe duke e pjesëtuar me 1000. DTI e saj aktuale është 450/1000=45%.

Shumica e institucioneve financiare mund ta konsiderojnë këtë raport të lartë pasi nëse ajo merr një kredi prej 10 000 euro me pagesë mujore prej 220 eurosh, DTI i saj do të rritet akoma me shume (450+220)/1000=67%. Nëse BNA juaj është tashmë e lartë ose baraz 40%, duhet të konsideroni të reduktoni shpenzimet tuaja mujore ose të gjeni një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja rregullisht. Nëse keni të ardhura shtesë, mund të konsideroni mbylljen e kredisë ose zvogëlimin e shumës totale të një kredie aktive më shpejt, duke zvogëluar kështu shpenzimin tuaj mujor. Ose mund të kërkoni opsione për të reduktuar kostot e banimit ose të shërbimeve të tjera duke kursyer disa burime (energji elektrike, ujë, ngrohje) ose duke zgjedhur një apartament ose makinë më të lirë.

Njoftim: Informacioni i përfshirë në mjetin e edukimit financiar ofrohet vetëm për qëllime informative. Përdoruesi duhet të bëjë gjithmonë kërkimin e tij dhe të kërkojë këshilla profesionale për t’u siguruar që rekomandimet e dhëna janë të përshtatshme për situatën e tyre. Ne nuk garantojmë saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë totale të ndonjë këshille, opinioni, deklarate ose informacioni tjetër të shfaqur ose të shpërndarë përmes kësaj faqeje interneti. Prandaj, çdo mbështetje në informacionin e dhënë është vetëm në rrezikun tuaj.

MOFIMI: Informacioni i përfshirë në platformën e edukimit financiar ofrohet vetëm për qëllime informative. Përdoruesi duhet të bëjë gjithmonë kërkimin e tij dhe të kërkojë këshilla profesionale për t'u siguruar që rekomandimet e dhëna janë të përshtatshme për situatën e tyre. Ne nuk garantojmë saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë totale të ndonjë këshille, opinioni, deklarate ose informacioni tjetër të shfaqur ose të shpërndarë përmes kësaj faqeje interneti. Prandaj, çdo mbështetje në informacionin e dhënë është vetëm risk i juaji.